Prokurorët e rinj publikë në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup Fatime Fetai, Naum Panovski, Sasho Rajçevi, Burim Rustemi dhe Snezhana Bundalevska-Georgieva sot dhanë betimin para anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pesë prokurorët janë zgjedhur në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publikë që u mbajt më 22 prill.
Prokurorët Fetai dhe Rustemi janë nga Prokuroria Speciale Publike, Panovski vjen nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Rajçevi dhe Bundalevska-Gergievska nga Prokuroria Publike Shkup.