Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq sot përmes një video fjalimit ua uroi gjyqtarëve dhe prokurorëve, avokatëve, përfaqësuesve të sektorit gjyqësor Ditën e Gjyqësorit të Maqedonisë, duke u dëshiruar punë të suksesshme, për të cilën, siç thotë, beson se do të rezultojë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet gjyqësore.
“Me fillimin e pandemisë dhe gjyqësorit u përballën me vështirësi të shumta, ndërsa sfida kryesore që doli në dritë është nevoja për të futur teknologji moderne informatike në punë. Ky ishte motivi ynë kryesor përmes ndryshimeve ligjore dhe furnizimit të pajisjeve të fusim gjykim onlajn dhe digjitalizimin e gjykatave të Maqedonisë. Për atë qëllim, parashikohet modernizimi i mbi 100 sallave të gjyqit në vend. Ne kemi një mision të përbashkët për t’i promovuar të drejtat e njeriut, për të ndërtuar një sistem gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm të bazuar në vlerat evropiane për sundimin e ligjit, për ta rritur efikasitetin, etikën dhe transparencën e gjykatave dhe zyrave të prokurorëve,” tha Mariçiq.
Reformat në gjyqësor, siç thekson Ministri, janë një përparësi kryesore, jo vetëm për Ministrinë e Drejtësisë dhe Qeverinë, por për të gjithë shoqërinë.
“Asnjëherë si tani nuk është folur për një kthim gradual të besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe dhënien e drejtësisë. Në atë drejtim, Këshilli Gjyqësor ka filluar të kryejë një rishikim dinamik të punës së gjyqtarëve, ndërsa ai proces tashmë po i jep rezultatet e para. Unë jam i vetëdijshëm se reformat në gjyqësor nuk janë as të shpejta dhe as të thjeshta, por ne duhet të ecim në atë rrugë së bashku, me vendosmëri dhe të palëkundur nëse duam një shtet të fortë, modern dhe mbi të gjitha, ligjor”, theksoi Mariçiq.
Në Ditën e Gjyqësorit të Maqedonisë, siç theksoi ministri Mariçiq, morëm edhe një raport inkurajues për situatat me të drejtat e njeriut në SHBA, ku është theksuar se Qeveria ka demonstruar respekt më të madh për pavarësinë e gjyqësorit dhe paanshmërinë në krahasim me vitet e mëparshme. “Kjo është një provë tjetër që ajo që po bëjmë jep dhe do të japë rezultate,” shtoi Mariçiq.