Gjykimi për “Organizuesit e 27 Prillit” sot me seancë të re vazhdon në Gjykatën penale Shkup. Në seancën e kaluar për këtë lëndë, e cila është në procedure dëshmuese, dëshmoi ish-prokurori republikan publik, Marko Zvërlevski, me propozim të mbrojtjes së të akuzuarit, Vlladimir Atanasovski, ish-drejtor I DSK-së.
Rastin e udhëheqë gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskovska.
Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari I Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori I DSK-së, Aleksandar Atanasovski.
Sipas aktakuzës për këtë lëndë, ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.