Përmes Marrëveshjes së Prespës, kemi realizuar bashkëpunim me Greqinë në fushën e energjisë, duke u bërë kështu një vend që udhëheq në rajon për sa i përket investimeve të energjisë së gjelbër, ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri, Zoran Zaev.
“Synimi ynë është të marrim pjesë me 10 për qind në terminalin e gazit Aleksandropolis i cili vlen rreth 400 milionë euro, me 25 për qind në termocentralin me gaz i cili është afër terminalit të gazit me kapacitet prej 630 deri në 830 MW, me vlerë mbi 400 milionë euro”, publikoi Zaev në Fesjbuk.
Ai tregon se janë hapur mundësi për avancimin e marrëdhënieve ekonomike me Greqinë dhe në fusha të tjera. Këto janë, nënvizon, perspektiva për vende të reja pune, paga të larta dhe natyrisht rritje e tregtisë midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.