Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot mori pjesë në një takim onlajn me çka shënohet fillimi i trajnimeve disaditore që synojnë ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse të ngarkuara për zbatimin e Ligjit të ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje.
Siç njofton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, trajnimi zbatohet në kuadër të projektit Mbështetje për zbatimin e Planit kombëtar të veprimit për Konventën e Stambollit të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Hollandës, të implementuara nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë së Veriut.
“Ligji i ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje është shumë i rëndësishëm për ne si shoqëri. Ai parashikon një qasje multidisiplinare, duke përfshirë ministri të tjera. Ministria e Brendshme, si partner i vërtetë i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Ministria e Shëndetësisë, e cila do të përfshihet në vijën e parë të frontit duke ofruar ndihmë për viktimat e dhunës, Ministria e Arsimit, sepse parandalimi dhe ndërgjegjësimi i dhunës fillon që në moshë të re dhe kështu ndikimi në arsim është shumë i rëndësishëm”, tha Shahpaska .
Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në vend theksoi se në rrugën e anëtarësimit në BE, gjëja më e rëndësishme është krijimi i një shoqërie ku të gjithë qytetarët do të kenë të drejta të barabarta dhe do të trajtohen në mënyrë të barabartë. Sundimi i ligjit, barazia para ligjit, përfshirë të drejtat e grave, është prioriteti më e lartë për Holandën në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi nevojën për profesionistë në disa sektorë për zbatimin e Ligjit të ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunën në familjedhe veçanërisht etheksoi rolin e punonjësve socialë si veçanërisht të rëndësishëm në zbatimin e Ligjit.
Ministrja Shahpanska shprehu mirënjohje për Mbretërinë e Holandës, si një mik i vjetër, veçanërisht në fushën e ofrimit të vlerave demokratike, në fushën e të drejtave të njeriut, për mbështetjen që ofron, për fillimin e këtyre trajnimeve, të cilat simbolikisht përkuan me 8 Marsin si Dita ndërkombëtare e gruas.
Lufta vazhdon dhe nuk do të ndalet derisa qëllimi të përmbushet, tha ministrja Shahpaska, qëndron në kumtesë.