Paga e mesatare e paguar në dhjetor të vitit 2020 ishte 28.294 denarë dhe shënon rritje prej 5,4 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Sipas të dhënave të publikuara, kjo rritje ka të bëjë, para së gjithash, me rritjen e neto-pagës së paguar mesatare mujore për një të punësuar në sektorët informacione dhe komunikime për 15.5 për qind, miniera dhe nxjerrje e gurit për 10,5 për qind dhe mbrojtje shëndetësore dhe sociale për 10 për qind.
Rritje e neto-pagës së paguar mesatare mujore për një të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët informacione dhe komunikime për 14,4 për qind, veprimtari financiare dhe veprimtaria nga sigurimi 12,5 për qind dhe miniera dhe nxjerrje e gurit për 10,6 për qind.
Neto –paga mesatare mujore e paguar për një të punësuar, në dhjetor të vitit 2020, është 42.227 denarë.