Sasho Mijallkovi nuk mund ta kalojë kufirin, sepse i është marrë pasaporta. Nuk e di nëse ka ndonjë dokument tjetër udhëtimi, deklaroi shefja e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, në “Utrinski brifing” në TV Sllobodna.
E pyetur sa i përket disa raporteve se Sasho Mijallkovi ka pasaportë çeke ose kroate, Ruskovska tha se ajo nuk ka informacione të tilla.
“Nuk jam e informuar për pasaporta të tjera, sepse të gjitha mjetet të cilat janë kundër tij janë nga ish PSP-ja, kështu që për dokumentin e udhëtimit të RMV-së e di, ndërsa se a ka pasur dokumente të tjera do të duhet të pyeten kolegët e ish PSP-së. E di se kur ishte arrestuar, e pastaj lëshuar në arrest shtëpiak Jordan Kamçevi, atij i ishin marrë dy pasaporta, ajo maqedonase dhe bullgare, ndërsa se a ka Sasho Mijallkovi edhe ndonjë pasaportë tjetër nuk e di”, tha Ruskovska.
E pyetur se a mundet ai të paraqitet në kufi dhe të mos e tregojë pasaportën e RMV-së e cila i është marrë dhe të kalojë në mënyrë legale me ndonjë pasaportë tjetër nëse ka, Ruskovska tha se në fazë të gjykimit, ku i është marrë pasaporta nuk guxon të lëshohet në kufirin tonë.
“As formalisht juridikisht Mijallkovi nuk do të mund të lëshohej të largohej nga shteti në vendkalim legal. Nëse këtë e ka bërë, ndërsa unë nuk e di se është ashtu, atëherë këtë e ka bërë ilegalisht”, deklaroi Ruskovska.
Ajo theksoi se nuk ka informacione se ai e ka lëshuar shtetin dhe gjënë e fundit të cilën e di, nga bisedimet me policinë është se po hetojnë njerëzit rreth Mijallkovit, se janë marrë telefona dhe kompjuterë personalë, të cilat do të jepen për ekspertizë.
Sipas informacioneve të cilat ajo i ka nga policia, për herë të fundit Mijallkovi vizualisht ishte parë se si me bashkëshorten hynin në Meriot.