Vaksinimi i personelit mjekësor në pesë spitale të Athinës vazhdon edhe sot, ndërsa paradite vaksinën do ta marrin edhe lideri i SYRIZËS Aleksis Cipras, ministri i shëndetësisë Vasilis Kikilas, si dhe sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e shëndetësisë Marios Temistokelus, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Paralelisht, vaksinat sot do të shpërndahen edhe në spitalet në qytetet greke Selanik, Larisa, Patra dhe Janina që prej nesër të fillojë vaksinimi i punonjësve shëndetësor.
“Operacioni Liria”, gjegjësisht vaksinimi në Greqi filloi dje, ndërsa të parët e kanë marrë infermieret dhe qytetarët më të moshuar në shtëpitë e pleqve.
Pas tyre vijuan presidentja e Greqisë Katerina Sakelaropulu, kryeministri grek Kirjakos Micotakis, shefi i Komisionit të epidemiologëve Sotiris Ciodras, kryetari i Parlamentit Konstatinos Tasulas, sekretari i përgjithshëm i partisë MEPA25 Janis Varufakis, kryetarja e Komisionit kombëtar për vaksinim Maria Teodoridu, kryeshefu i Shtatmadhorisë së armatës greke Konstantinos Floros dhe mitropoliti Jeroteos, si përfaqësues i kreut të KOG.
Tani për tani, nuk ka informata se te askush nga të vaksinuarit në Greqi gjatë ditës së djeshme janë paraqitur reagime të vaksinës.