Autorja Lisa Bauta Shaqiri, për Nismën e CIVILit “Të bashkuar në dallime” thotë se nacionalizmi dhe urrejtja ndëretnike na merr shumë energji.
Nacionalizmi dhe urrejtja ndëretnike na ka marrë shumë energji. Të gjithë potencialin të cilin ne e kemi si popull i cili jeton në këtë vend, me bashkëqytetarët tanë me besim të ndërsjellë dhe duke vepruar të gjithë së bashku pavarësisht dallimeve tona, ne mundeshim të punojmë pak më tepër dhe gjithë atë energji ta kanalizojmë që të mund ta çojmë shtetin edhe popullin tonë edhe të gjithë shoqërinë përpara.
Kjo përmbajtje është pjesë e Nismës “Të bashkuar në dallime”, kushtuar promovimit të dallimeve si përparësi, pasuri dhe cilësi e shoqërisë tonë. Nismën e udhëheq CIVILi, me mbështetje nga Ministria për punë të jashtme dhe çështje evropiane e Dukatës së Madhe Luksemburg.