Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot pati takim me drejtorët e kovid – qendrave nga kompleksi i klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, ku u shqyrtua gjendja me mbushjen e kapaciteteve të klinikave dhe dinamikën e hapjes së reparteve të reja për pacientë me koronavirus. Për momentin Klinikat interne disponojnë me rreth 190 shtretër spitalorë të furnizuar me oksigjen. Edhe pse mbushja e kapaciteteve është e lartë, vazhdimisht po bëhen lëshime të pacientëve dhe vende të lira ka, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë ditës së sotme, siçcveket, do të hapet edhe kovid – qendra në Klinikën për vesh, hundë dhe fyt, ku do të mund të vendosen plotësisht 50 të sëmurë. Mbeten në disponim edhe kapacitetet në pjesën e Klinikave kirurgjike të cilat sipas nevojës do të hapen në disa ditët në vijim.
Gjithsej në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” ka rreth 35- shtretër për kovid pacientë të sistemuar në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile dhe në Klinikat interne – Klinikën për dermatovenerologji, Klinikën për sëmundje të syve, Klinikën për nefrologji, Klinikën për gastroenterohepatologji dhe Klinikën për neurologji, si dhe në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe TBC. Plotësisht 110 shtretër ka në SPQ “8 Shtatori”, ndërsa 40 në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët – Kozle, qëndron në kumtesë.