Derisa nuk marrim garanci juridike – edhe nga Shkupi edhe në kontekst të procesit të negociatave me BE-në, se do të vijë deri në ndryshim të politikës aktuale, ne nuk mund të pajtohemi në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe të fillimit të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut, deklaroi sot ministrja bullgare e Punëve të Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva.
“Interesat kombëtare bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë lëndë e konsensusit publik dhe politik, të transmetuara me gjenerata në politikën e jashtme të Bullgarisë dhe të konfirmuara në Deklaratën e Asamblesë kombëtare nga 10 tetori i vitit 2019. Kjo Deklaratë është shembull për vazhdimësi dhe konsensus ndërpartiak me çka mund të lavdërohen vetëm një numër i vogël i vendeve. Ai na e dha peshën e nevojshme politike me qëllim që me vetëbesim ta mbrojmë interesin tonë kombëtar në bisedimet me Shkupin”, theksoi Zaharieva në fjalimin para deputetëve në Kuvendin bullgar, të cilët i informoi për zhvillimin më të ri të ngjarjeve në marrëdhëniet me vendin.
Siç njofton BGNES, Zaharieva theksoi se Bullgaria do t’i investojë të gjitha përpjekjet e nevojshme për “arritjen e fillimit të ri cilësor në marrëdhënie” me vendin, duke shtuar se Sofja në ta çdoherë ka treguar “konzistencë, parashikim, transparencë dhe konstruktivitet”.
“Edhe krahas të gjitha manifestimeve tona të fqinjësisë së mirë, Shkupi nuk e ka ndryshuar esencën e politikës së saj ndaj Bullgarisë. Obligimet ndaj vendit tonë kanë mbetur vetëm deklarative, ndërsa në esencë Shkupi e ka vazhduar politikën e saj për mbështetjen e pretendimeve të pabaza të pakicave, historike, gjuhësore etj. Kemi një listë të gjatë të mostrave në të cilat ata nuk vazhdojnë deri në dokumentet e nënshkruara bilaterale”, tha Zaharieva nga foltorja kuvendore.
Sipas saj, njerëzit në Maqedoni “janë ende në kapjen e mendimit totalitar”, për çka si shembull e theksoi, siç tha, “festimin e përvjetorit të vdekjes së Titos, të organizuar nga kryetari i Qytetit të Shkupit”.
“Derisa një pjesë e republikave të tjera të ish Jugosllavisë u japin nderime numrit të madh të viktimave të regjimit të Titos, në Shkup. Fatkeqësisht, ky ndërtim ideologjik, i kujdesuar nga “shteti i thellë”, e robëron shoqërinë”, shtoi ministrja e Punëve të Jashtme bullgare.
Si shembuj të tjerë të ngecjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, Zaharieva vuri në dukje “pengesat administrative për biznesin bullgar në Maqedoni, vonesat në korridorin e transportit Nr. 8, retorikën anti-Bullgare në media dhe një paraqitje të shtrembëruar mediatike të pozicionit bullgar”.
“E lëmë derën hapur për komunikim dhe në çdo moment jemi të gatshëm për negociata bullgare me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, shtoi Zaharieva.