Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në mëngjes mbajti mbledhje me drejtorët e Klinikave Interne, me çka u shqyrtua gjendja momentale me përmbushjen e qendrave kovid, gjendja e pacientëve të cilët mjekohen aty, dispozicioni me personel mjekësor dhe mundësitë dhe nevoja për zgjerim të kapaciteteve, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Në mbledhje, siç theksohet, krahas koordinatorit të kovid qendrave të Klinikave Interne prof. dr. Dejan Dokiç, të pranishëm ishin edhe drejtorët e klinikave të nefrologjisë, gastroenterohepatologjisë, dermatovenerologjisë, nevrologjisë, për vesh, hundë dhe fyt dhe Klinikës së Lëkurës.
Për momentin në klinikat interne ka rreth 20 vende të lira, ndërsa pritet që të bëhen edhe shënime shtesë të pacientëve të shëruar. Gjatë ditës së nesërme do të fillojë me punë edhe qendra e kovidit në Klinikën për Sëmundje të Syve, ku do të mund të vendosen 33 pacientë, informojnë nga Ministria.
“Gjendja është serioze dhe por përballemi me valë të fuqishme të virusit dhe numër të madh të të sëmurëve. Qëllimi ynë është që asnjë pacient të mos mbesë pa kujdes mjekësor, ndërsa njëkohësisht të mos e ulim as programin e rregullt të klinikave për pacientët akut dhe kronikë të cilët kanë nevojë për këtë”, deklaroi Filipçe.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjithashtu sot paradite u takua me mjekët e rinj të cilët janë në specializim privat në klinikat e nefrologjisë, gastroenterehepatologjisë, dermatovenerologjisë, nevrologjisë, për vesh, hundë dhe fyt dhe Klinikën Lëkurës, të cilët dëshirojnë vullnetarisht të përfshihen në punën e qendrave për kovid në këto klinika. Bëhet fjalë për tridhjetë mjek të rinj ndihma e të cilëve do të jetë e mirëseardhur për repartet infektive, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
“Si ministër i Shëndetësisë dhe si mjek e çmoj që treguat dëshirë dhe gatishmëri të përfshiheni në punën e qendrave për kovid tani kur për këtë ka nevojë të madhe. Në kohë të vështira dëshmohen dëshira dhe gatishmëria e njerëzve dhe kjo është për tu respektuar”, tha ministri Filipçe.
Gjatë ditës, siç theksohet, do të bëhet orar për rotacion të të gjithë mjekëve të rinj dhe do të përfshihen në punën e qendrave të kovidit.
Ministri Filipçe pastaj realizo takim edhe me përfaqësues të mjekëve të rinj të licencuar me të cilët ka folur për angazhimin e tyre në institucionet shëndetësore përgjatë gjithë shtetit. Deri në fund të javës duhet të precizohen kushtet e këtij grupi të mjekëve për përfshirje të tyre në punën e reparteve dhe spitaleve për kovid përgjatë shtetit, shtohet në kumtesë