Në javët e fundit kemi shpërthim të virusit, si te ne ashtu edhe në rajon dhe gjithë Evropën. Duke e marrë parasysh mbushjen e shpejtë të kapaciteteve spitalore e aktivizuam planin tonë për sigurim të kapaciteteve plotësuese dhe tani gjithë ndërtesa për Klinika interne do të lëshohet për trajtim të pacientëve me Kovid-19, tha sot në konferencën për shtyp ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Potencoi se për momentin tërësisht janë mbushur kapacitetet e Klinikës infektive, spitali modular, ndërsa gjithashtu tani është në funksion Qendra për sëmundje të mushkërive ku ende ka kapacitete dhe ku mund të akomodohen pacientët.
“Duke e shiquar fluksin dhe presionin është aktivizuar plani për Klinika interne nga katet e përdhesës ku janë klinikat për dermatologji dhe neurologji, më tutje katet e larta ku janë klinikat për gastroeterohepatologji, reumatologji dhe nefrologji. Këtu e kemi parasysh edhe pjesën për dializë, si dhe klinikat për otorinolaringologji dhe sëmundje të syve”, theksoi Filipçe.
Në këtë moment dhe në periudhën e ardhshme kur të fillojë mbushja e këtyre shtretërve, potencon, nuk do të prishet funksionimi normal i këtyre klinikave gjegjësisht sistemi “TerminiIm” vazhdon të funksionojë, si dhe akomodimi i pacientëve në pjesët tjera të kësaj ndërtese të Klinikave interne.
“Mjekët dhe infermieret janë gjithnjë e më të gatshëm. Numri plotësues i shtretërve i cili mund të jetë në dispozicion dhe do të jetë prej nesër është rreth 150 dhe njëqind tjerë plotësues në klinikat për otorinolaringologji dhe sëmundje të syve”, shtoi Filipçe.