Qeveria ka pranuar iniciativën që e diela të shpallet ditë jo pune, tha kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.
Zaev shtoi se ata e kanë detyruan Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale të paraqesë një zgjidhje ligjore për këtë çështje brenda 15 ditësh.
“Kjo zgjidhje është në interes të qytetarëve, e diela duhet të jetë një ditë kushtuar pushimeve, një ditë për një kohë më të mirë për çdo qytetar që ka nevojë për të, një ditë për familjen, një ditë për veten e tij”, shtoi Zaev.