Partia qeveritare e LSDM-së sot do ta mbajë Kongresin e 25-të, i cili do të jetë i pari digjital në vend, ndërsa për atë qëllim, siç thekson partia, do të shfrytëzohen platforma dhe mjete bashkëkohore digjitale.
Kongresi i parë digjital i LSDM-së do të mbahet përmes platformës elektronike Zum, ndërsa partia për këtë hap ka vendosur për shkak të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, delegatëve, punonjësve mediatik.
Kongresin do ta hap dhe do ta udhëheq kryetari i LSDM-së Zoran Zaev. Do të ketë pjesë të hapur dhe të punës me transmetim përkatës të drejtpërdrejtë dhe mundësi për mediumet të ndërmarrin video-material me rezolutë të lartë.
Mediumet do të mund ta ndjekin pjesën e hapur të Kongresit të drejtpërdrejtë dhe të ndërmarrin video material me rezolutë të lartë (HD) nëse kanë nevojë për atë, me përkthim të siguruar në tre gjuhë (maqedone, shqipe dhe angleze). Për transmetimin e drejtpërdrejtë të Kongresit të parë digjital të LSDM-së dhe ndërmarrjen e video materialeve mediumet do të mund t’i shfrytëzojnë linqet në vijim në gjuhën maqedone: : https://youtu.be/uWgxIHylWy4, në gjuhën shqipe: https://youtu.be/l2uOnJ6ZZMA, dhe gjuhën angleze: https://youtu.be/y_C1YB_Bxuk
Linqet direkt do të jenë në dispozicion edhe në faqen zyrtare të internetit të LSDM-së (www.sdsm.org.mk )
Pas përfundimit të Kongresit, kryetari i partisë Zoran Zaev, do të mbajë konferencë shtypi, në të cilën do t’i prezantojë vendimet e sjellura. Konferenca për shtyp do të realizohet përmes platformës digjitale Zum.