Bullgaria nuk kërkon nga Maqedonia e Veriut ndryshim të Kushtetutës dhe vendimi nuk është përmes nënshkrimit të marrëveshjes së re. Ne tani më kemi marrëveshje dhe duhet t’i zgjidhim çështjet përmes komisioneve të përbashkëta, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në pyetje të gazetarëve nëse mendohet për marrëveshje të re mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe nëse Sofja ka kërkuar ndryshim të Kushtetutës tonë.
“Marrëveshje ne tani më kemi. Ajo është Marrëveshja për miqësi dhe fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Përmes asaj marrëveshje zgjidhen kapitujt historikë që duhet të jenë pjesë e pjesëmarrjes tonë të përbashkët përmes të cilës do ta ndërtojmë miqësinë dhe ajo është si pjesë e historisë tonë të përbashkët. Në marrëveshjen që është nënshkruar, është nënshkruar në gjuhën maqedonase dhe bullgare, flitet për dy popujt. Gjuha jonë maqedonase dhe populli maqedonas është përshkruar në KB dhe i njohur nga tërë bota, për atë që ende ka dilemë në narativin nga Bullgaria mike ‘ne e njohim realitetin për ekzistimin e gjuhës dhe popullit maqedonas’. Pres hap dhe shprehje të miqësisë së madhe, këtë e ndjen populli bullgar kundrejt popullit maqedonas dhe anasjelltas, pres shprehje të qartë pa mëdyshje për konfirmimin e gjuhës tonë maqedonase dhe popullit maqedonas. Nuk ka as nevojë as për njohjen e identitetit nga shtetet, as shtetet të ftohen që ta njohin identitetin”, tha Zaev.
Paralajmëroi se periudhën e ardhshme do të vazhdojnë bisedimet e Komisionit të përbashkët për çështjet historike, duke shprehur inkurajim që të vazhdojnë me dinamikë të përforcuar. Theksoi se e drejtë dhe obligim i Komisionit të përbashkët mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që t’i zgjidhin kapitujt historikë dhe personalitetet historike për shkak të përcaktimit në marrëveshjen që përmes tyre së bashku të marrim pjesë dhe ta rrisim miqësinë mes dy vendeve.
Shprehu siguri se Bullgaria e cila edhe deri më tani ka qenë mbështetëse e madhe për integrimet tona euroatlantike, do të vazhdojë edhe në të ardhmen të jetë mbështetëse e madhe, sepse siç tha, në të gjitha deklaratat e veta pala bullgare e konfirmon këtë.
“Besoj se kjo do të ndodh në dhjetor, por nëse nuk ndodh, atëherë duhet të dihet se është kërkuar nga ana jonë diçka që ne assesi nuk guxojmë të bisedojmë, as që do të donim të pranonim. Por të lëmë hapësirë të bisedohet nga ana e komisioneve”, ishte decid Zaev.
Përsëriti se identiteti është një ndjenjë dhe e drejtë e vendosmërisë dhe sigurisht që ka një vlerë të madhe evropiane.
“Pres që populli bullgar përmes të gjithë përfaqësuesve të tij të ketë një konfirmim të qartë të qartë të faktit të ekzistencës së gjuhës maqedonase dhe popullit maqedonas sepse miqtë, vëllezërit e bëjnë atë. Dhe asnjëherë nuk duhet të vihet në dyshim. Në fakt, siç po dëgjoj në deklaratat e Borisovit dhe të tjerëve se ata e pranojnë realitetin e ekzistencës së popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonase dhe duan të debatojnë logjikisht për historinë, për pjesën e përbashkët të historisë, për pjesën e veçantë të historisë, por në frymën e miqësisë besoj se do të gjendeshin zgjidhje, përsëriti Zaev.
Lidhur me kërkesën e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për takim liderësh mbi kërkesat e Bullgarisë, Zaev tha se nuk ka nevojë për një takim udhëheqës, duke shtuar se kjo vetëm do të vonojë procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
“Me të vërtetë nuk e shoh të nevojshme një takim liderësh për diçka që është punë e komisioneve. BE aktualisht është duke përgatitur Konferencën e parë Ndërqeveritare ku secili vend ka të drejtë të marrë një vendim, vendimet merren në solidaritet dhe konsensus. Konferenca e parë ndërqeveritare do të thotë gjithashtu fillimi zyrtar i negociatave dhe zbatimi i vendimit të marsit të Këshillit Evropian për fillimin e negociatave. Në të njëjtën kohë, siç e dini, unë paralajmërova popullin tonë maqedonas dhe qëndroj pranë këtij paralajmërimi se ekziston mundësia që Konferenca e parë Ndërqeveritare të mos mbahet. Dhe të gjithë e dimë pse, sepse është e mundur që një mik, fqinj, vend vëlla të mos japë një dritë pozitive”, tha Zaev.
Theksoi se Mickoski nuk ka pasur një qëndrim deri më tani, as nuk ka nxituar në ndonjë gjë të përgjegjshme për të ndihmuar hapin historik të vendit tonë, dhe as, siç tha ai, tani shoh diçka të nevojshme që ai do ta ndihmojë atë proces.
“Procesi zhvillohet midis Ministrive të Punëve të Jashtme, njerëzit flasin, është një proces i vendosur institucionalisht dhe besoj se do të gjenden zgjidhje. Mund ta vonojmë procesin vetëm nëse mbledhim drejtime për çështje të tilla ose çështje të ngjashme sepse nuk është një çështje për të cilën udhëheqësit duhet të përpiqen, të minojnë, për të korrigjuar gjithçka me qëllimin përfundimtar të mbajtjes së vendit në vend, prapa dhe jo për të vazhduar proceset e integrimit evropian, përfundoi Kryeministri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës shkencore ndërkombëtare – “Gjuha maqedonase – burim i kërkimit shkencor” të mbajtur në Institutin e gjuhës maqedonase “Krste Misirkov”.