Të gjitha vendet anëtare të BE-së janë të vetëdijshme, veçanërisht fqinjët e tyre, se jemi para një zgjedhje shumë të thjeshtë – ose do të kemi një sukses të përbashkët ose do të kemi një debakël të përbashkët. Vendi po bën përpjekje diplomatike për të gjetur një rrugëdalje nga situata. Është duke u investuar në marrëdhëniet dypalëshe me Sofjen dhe së shpejti, në ditët dhe javët e ardhshme, rezultati do të shihet.
Këtë dje e përsërit zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me bisedimet me Bullgarinë dhe Konferencën ndërqeveritare.
Ndërsa Dimitrov thotë se vendi po përgatitet për një skenar pozitiv, të suksesshëm në drejtim të mbajtjes së një Konference të përbashkët Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, si dhe se po bëhen përpjekje dhe po bëhen aktivitete diplomatike në atë drejtim, lideri i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski bëri thirrje për takim liderësh. Micoski mbetet i mendimit se një marrëveshje e re është diskutuar midis vendit dhe fqinjit tonë lindor, i cili, siç tha ai, do të jetë i ngjashëm me Marrëveshjen e Prespës dhe do të përfshijë ndryshime kushtetuese.
“Nuk mund të përjashtohet se nuk do të ketë konferencë ndërqeveritare deri në fund të këtij viti, por nëse arsyeja për këtë është gjuha maqedonase, unë jam ok me këtë. E drejta e jonë e vetë përcaktimit në shekullin 21 dhe në këtë kontinent nuk mund të jetë kontestues edhe nëse gjuha maqedonase bëhet pengesë e integrimit në BE, do të bëhet i diskutueshëm mbiemri në emër të BE-së, pasi nuk mund të jeni evropian, ndërsa të përziheni në të drejtën e një populli të thotë çka është dhe çfarë gjuhe flet. As në këtë mënyrë mund të ndërtohet miqësi e vërtetë dhe e shëndetshme e cila do të bazohet në respekt të ndërsjellë”, ka thënë Dimitrov konferencën për shtyp që e mbajti me rastin e letrave të mandatit për misionin dhe detyrat e SÇE-së.
Për momentin vendimet në BE sillen me konsensus.
“Në këtë moment varemi nga pajtueshmëria e të gjithave deri në një të shteteve anëtare për çdo hap para në procesin evropian të rrugës sonë evropiane. Do të jemi te arsyeshëm, do të promovojmë dhe ruajmë atë që është e jonë dhe do të punojmë në respekt dhe mirëkuptim, por legjitime është të presim kthim të respektit dhe mirëkuptim. Do të shohim se si do të jetë”, ka thënë Dimitrovi.
Zëvendëskryeministri nuk mendon se puna e Komisionit të përzier maqedono- bullgar është i pasuksesshëm, ku si pikë referimi merret fakti se kësi Komisionesh nga vende tjera punojnë me dekada.
‘E vërtetë është se nuk ka shumë kohë, punohet për disa javë. Njëkohësisht e jona është të shpjegojmë për pozicionet tona, ta shpjegojmë investimin. Ka ambicie të mëdha në Berlin që ky proces të ketë sukses. Kancelarja Merkel publikisht në Parlamentin Evropian tha se një nga prioritetet e mëdha në kuptim të politikës së jashtme të kryesimit gjerman është të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe shtoi se nëse ajo është e mundur të plotësohen kushtet e parapara në mars edhe për Tiranën, Shqipërinë. Kështu që mendoj se ka mirëkuptim të plotë për pozicionet tona që nuk do të thotë se ne duhet të ndalojmë por me përpjekje maksimale të gjejmë mirëkuptim edhe me Bullgarinë në kuadër të çështjeve për të cilët i mundur është mirëkuptim. Këtu me siguri nuk bien identiteti dhe gjuha maqedonase”, tha ai.
Ai përsëriti se dështimi përfundimtar nuk do të jetë vetëm maqedonas, por do të jetë një humbje për imazhin evropian të Bullgarisë fqinje, por, mbi të gjitha, për Evropën, për vlerat e saj thelbësore.