Gjermania, e cila aktualisht udhëheq me BE-së, pret që Konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet deri në fund të vitit dhe negociatat inkuadruese me Maqedoninë të fillojnë. Sipas Berlinit zyrtar, vendi ka përmbushur kushtet dhe për këtë arsye duhet të fillojë negociatat me BE sa më shpejt të jetë e mundur.
“Në cilësi të kryesusit me Këshillin për punë të përgjithshme, me krenari them se planifikojmë të fillojmë me organizimin e Konferencës së parë ndërqeveritare dhe t’i fillojmë negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut. Jemi tejet optimistë se mund të fillojmë me negociatat aderuese para fundit të kryesimit tonë. Në këtë moment kemi diskutim shumë të frytshëm dhe pozitiv me vendet e tjera anëtare të BE-së, i cili duhet të përfundojë me marrëveshje për kornizën për negociatat aderuese”, tha Rot.
Ndërkaq, zëvendës kryeministri Dimitrov informoi në lidhje me planet për riorganizimin e strukturës negociuese dhe mekanizmin aktual për koordinimin e eurontegrimeve, që në mënyrë më efektive ti përgjigjet sfidave të metodologjisë së re.
“Përkundër të gjitha sfidave, viti 2020 do mbahet mend edhe vit ku Maqedonia e Veriut, aleatët dhe partnerët e saj kanë arsye për të festuar. Për një përfundim të mire të vitit, pas vendimit të marsit, është i nevojshëm edhe një vendim I rëndësishëm, i cili do të hapë rugën drejt realizimit dhe qëllimit të dytë strategjikë – anëtarësim të plot në Bashkimin Evropian. Me një shtet mik si Gjermania në krye të Bashkimit Evropian, suksesi I përbashkët është i patjetërsueshëm”, tha Dimitrov.
Porosi dhe konfirmim se Berlini zyrtar mbështet fillimin e negociatave të Maqedonisë Veriore me BE deri në fund të vitit, erdhi gjithashtu nga Ministri i Jashtëm gjerman Hajko Mas.
Lidhur me kushtet shtesë të vendosura nga Bullgaria, Mas tha se zgjidhjet për çështjet e hapura duhet të kërkohen në nivelin dypalësh dhe se ai është optimist se këto çështje do të mbyllen së shpejti.
Optimistët që presidenca gjermane me BE-në dhe 2020 do të mbahen mend si të suksesshme për integrimin evropian të Maqedonisë janë ministri i Çështjeve Evropiane Nikola Dimitrov dhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.
“Për përfundim të suksesshëm të vitit, pas vendimit në mars, nevojitet vendim tjetër i rëndësishëm që do të hap rrugën drejt arritjes përfundimtare të qëllimit të dytë strategjik – anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Me një mik si Gjermania në krye të Unionit, suksesi i ndërsjellë është brenda mundësive”, thotë Dimitrov.
Osmani, nga ana tjetër, beson se presidenca gjermane e BE-së ofron një shans unik dhe të pashmangshëm për vendin që të fillojë të përmbushë prioritetin e dytë të rëndësishme strategjike të shtetit – anëtarësimin në BE, përveç anëtarësimit në NATO që arritëm këtë vit.
Osmani do të vizitojë Bullgarinë javën e ardhshme në përpjekje për të gjetur zgjidhje për kushtet e vendosura nga Bullgaria për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për të filluar negociatat midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.
Homologia e tij bullgare, Ekaterina Zahrieva, tha dje se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ishin një kusht themelor dhe kriter për anëtarësimin në BE dhe se nuk ishte diçka që Sofia kishte shpikur.
“Maqedonia e Veriut duhet të respektojë dhe zbatojë Marrëveshjen e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë që e nënshkruam. Goce Dellçev është një nga çështjet e shumta që duhet të zgjidhen. Ne insistojmë në fqinjësi të mirë, i cili nuk është një kriter për anëtarësi i shpikur nga Bullgaria, por është kriter evropian – që duhet të respektohet gjatë gjithë kornizës së negociatave”, e transmeton BGNES deklaratën e zëvendëskryeministres bullgare”.
E pyetur në lidhje me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, Zaharieva tha: “Ne jemi akoma në proces të diskutimit të kornizës së negociatave në grupet e punës evropiane, madje ajo nuk ka arritur nivelin e ambasadorëve”.