Policia e Misionit ndërkombëtar të sundimit të ligjit në Kosovë (EULEX) ka arrestuar kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati dhe pritet ta dërgojë atë në Hagë para Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në Kosovë, ku është ngritur aktakuzë kundër tij.
Gucati është parë si merret me pranga në duar nga hapësirat e OVL-UÇK rreth orës 13:30.
Arrestimi është bërë në kuadër të aksionit të sotëm të EULEKS-it me seli në OVL-UÇK, i cili ka filluar rreth orës 11:30.
Tani për tani nuk ka informacione për arsyet e arrestimit të tij.
Lajmin për arrestimin e Gucatit dhe transferimin e tij në Hagë përmes publikimit në Fejsbuk e konfirmoi sekretari i OVL-UÇK Faton Klinaku.
Në dhjetë ditët e kaluara, në tre raste, individë të maskuar në organizatën veterane të UÇK-së kanë sjellë dosje të shumta në Gjykatën Speciale, me të dhëna të klasifikuara nga hetimi i krimeve të luftës dhe emrat dhe dëshmitë e personave të marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale. Dosjet iu dorëzuan hetuesve në gjykatën me qendër në Hagë.
burim: mia.mk