Para pandemisë BDI doli me slloganin #Hajdeknej si pjesë e fushatës dhe propagandës për zgjedhjet parlamentare. Por ky sllogan hasi në kritika dhe tallje të opinionit publik dhe nuk krijoi ndonjë eufori pozitive për partinë në fjalë.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në publikimin për shënimin e 18 vjetorit të partisë promovoi slloganin e ri propagandistik “Koha për kryeministrin e parë shqiptar”.
“Ne e nisëm bashkë këtë rrugëtim para 18 viteve, Bashkë u përballuam me çdo sfidë dhe i besuam njëri tjetrit, Bashkë i përcaktuam dhe i realizuam synimet tona dhe në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm për të gjithë ne, le ta përcaktojmë bashkarisht edhe qëllimin tonë të rradhës që në zgjedhjet që pasojnë, të realizojmë synimin për të zgjedhur një personalitet të vlerësuar, të dëshmuar dhe të pranueshëm të cilin ose të cilën do ta përzgjedhim bashkarisht për KRYEMINISTRIN E PARË SHQIPTAR!!!”, ka shkruar Ahmeti.
https://m.facebook.com/AliAhmetiOfficial/photos/a.455072844529255/2996688337034347/?type=3&refsrc=http%3A%2F%2Falsat-m.tv%2Fbdi-ja-synon-kryeministrin-e-pare-shqiptar%2F