Menjëherë pas votimit në Kuvend, përbërja e re qeveritare me në krye kryeministrin Oliver Spasovski është pritur nga presidenti Stevo Pendarovski në villën presidenciale në Vodno, njofton drejt.mk.
“Presidenti Pendarovski uroi zgjedhjen e përbërjes së re presidenciale dhe shprehi pritshmëritë në këzo momente historike për shtetin tonë, kur duhet të rrumbullaksohet anëtarësimi i plotë në NATO dhe të caktohet datë për bisedime qasëse me Bashkimin Evropian, ta konfirmojmë kapacitetin demokratik të Maqedonisë së Veriut dhe të realizohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në atmosferë fer dhe demokratike”, thuhet në njoftimin e presidencës.
A. Zeqiri / drejt.mk