Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në intervistën e tij për ‘Kosovapress’ thotë se partitë e vogla duhet të bëhen bashkë, me qenë se, siç thotë ai, më shumë se dy parti shqiptare në vend i bëjnë dëm atyre duke u bërë kështu shpërndarja e votës.
“Ne jemi përcaktuar të shkojmë të vetëm në zgjedhje. Urojmë që partitë e vogla të bëhen bashkë sepse për ne shqiptarët në Maqedoni më shumë se dy parti janë të dëmshme për shqiptarët për arsye se shqiptarët i bëjnë të parëndësishëm dhe shumë parti bën shpërndarjen e votës dhe se me këtë shpërndarje humben mandatet”, thotë Ahmeti, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, elektorati i BDI-së është një nga elektorate më stabil ndërsa ende ka punë për t’u bërë në Maqedoni.