Pas takimeve që kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski realizoi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe atë të LSDM-së Zoran Zaev, në opinion u njoftua se Mickoski i ka propozuar kryeministrit Zaev emrin e Dragan Kovaçkit, për ministër të policisë. Por pas konsultimeve shtesë me ekspertë dhe organet partiake, Zaev njoftoi se ky kandidat është anti kushtetues meqë vjen nga rradhët e uniformuara të Armatës. Ai tha se Kushtetuta dhe ligji për punë të brendshme kushtëzojnë që në krye të kësaj ministrie mund të emërohet vetëm një person që në tre vitet e fundit ka qenë kuadër civil dhe jo ushtarak.
“Normalisht për këtë çështje ne do të konsultojmë ekspertët, ekspertizën qeveritare, por e ftoj edhe opinionin të jep qëndrmin e vetë. U paraqitën dilema edhe në kohën e vjetër, por këtu kemi problem se bëhet fjalë për person ushtarak ku ligji kushtëzon që me policinë dhe mbrojtjen drejton person civil që të paktën tre vitet e fundit ka qenë person civil. Pram und të ketë të kaluar si person ushtarak, porn ë tre vitet e fundit duhet të ketë qenë person civil, mund të jetë general, colonel I pensionuar. Ne nuk kemi asnjë paragjykim për kandidatin, është e drejtë e opozitës të nominojnë kandidatin e tyre dhe unë për herë të parë e dëgjoj këtë emër, por Kushtetuta dhe ligjet duhet të respektohen. Kemi në dispozicion edhe disa ditë”, deklaroi Zaev.
A. Zeqiri