Komisioni për Çështjen e Mandatit dhe Imunitetit e ka miratuar me pesë vota ‘për’ nga nëntë anëtarë kërkesën e Gjykatës për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski për shkak se i njëjti është i padenjë për kryerjen e funksionit, transmeton.
Miratimi i kërkesës u soll pa diskutim dhe në mungesë të deputetëve të VMRO-së, pasi të njëjtët u larguan nga salla, ndërkaq grupi i pavarur i deputetëve që kanë votuar për ndryshimet kushtetuese kanë njoftuar se do të votojnë kundër marrjes së mandatit të Nikolla Gruevskit.
Kryetari i Komisionit, Pavle Bogoevski vlerësoi se Nikolla Gruevski nuk është i denjë për kryerjen e funksionit prej deputeti për, siç tha ai, sepse e ka tradhtuar popullatën.
“Po, Gruevski nuk është i denjë ta kryejë funksionin deputet. Ai është i dënuar për keqpërdorim të funksionit, keqpërdorim të pushtetit dhe keqpërdorim të besimit të qytetarëve. Për këtë Gruevski nuk është i denjë për të marrë pagë si deputet”, tha Bogoevski.
Deputeti nga VMRO-DPMNE, Trajko Veljanovski tha se ky është proces i montuar politik dhe se po bëhet fjalë për veturë me të cilën janë vozitur dhe voziten mysafirë të duaj, për atë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit janë kundër marrjes së mandatit.
“I gjithë opinioni maqedonas dhe opinioni ndërkombëtar është i vetëdijshëm se në Republikën e Maqedonisë kryhet presion politik ndaj popullit dhe institucioneve, ndërsa procesi kundër Nikolla Gruevskit është politik. Me veturën, që është lëndë e veprës penale janë vozitur dhe po vozitën të gjithë mysafirët e huaj. Këto janë politika të këtij pushteti me të cilat shkelet populli maqedonas, për atë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni do të votojnë kundër marrjes së mandatit të Nikolla Gruevskit”, tha deputeti Veljanovski.
Kryetari i Komisionit , Pavlle Bogoevski ka për detyrë ta njoftojë kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin për miratimin e kërkesës me çka i njëjti detyrohet që vendimin e komisionit ta vendosë në seancën e ardhshme plenare. Që ky vendim i miratuar i komisionit të merr dritë jeshile duhet vota dy e treta e votave të deputetëve në seancë plenare.