Komisari evropian për zgjerim Johanes Han, në një intervistë për Di Velt thotë se viti 2025 është datë realiste për pranimin e anëtareve të reja, por vetëm nëse plotësohen kriteret.
“Data 2025 është indikativ, por nëse intensifikohet implementimi i reformave ai është mjaft realist. Mirëpo, të gjitha kriteret për anëtarësim duhet të plotësohen paraprakisht, nuk ka rrugë të shkurtër. Motoja është “cilësi para shpejtësisë”, thotë Han.
Ai në intervistë edhe një herë e përshëndeti votimin për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë.
Ai është i bindur se Marrëveshja e Ohrit do të votohet në Greqi dhe thotë se kjo marrëveshje do të dërgojë sinjal të rëndësishëm në pajtimin e gjithë rajonit.