Me kërkesë të kësaj Prokurorie publike, gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës themelore Shkup 1 – Shkup solli vendim me të cilin është shqiptuar masë e përkohshme për sigurim të pronës lidhur me hetimin e njohur në opinion nën emrin “Banka postare”, kumtoi Prokuroria Speciale Publike.
Me masën është siguruar pronë e patundshme, pronësi e personave juridikë Evropa 92 SHPKNJP Koçan dhe NOEL eksport-import SHPKNJP Gjevgjeli dhe pronë në emër të pronarëve të tyre, personat e dyshuar në hetim, ratko Dimitrovski dhe Tome Gllavçev. Njëherit, është siguruar edhe pronë nga persona të tjerë juridikëtek të cilët ekziston dyshimi se është derdhur dobi pronësore – TURISTKO SHPKNJP Koçan, BENTON SHPKNJP eksport-import Gjevgjeli, NOEL KOMPANI SHKP Gjevgjeli dhe NOEL PLUS SHPKNJP f.Stajkovë-Bogdanci.
Me masat e Gjykatës, ndalohet tjetërsimi dhe disponimi, ndërkaq vepriemt janë ndërmarrë duke pasur parasysh atë që ekziston rreziku që prona e njejtë të tjetërsohet deri në përfundimin fuqiplotë të procedurës. (MIA)