Ministri i Shoqërisë Informatike, Venko Felipçe dhe kryetarja e Odës së psikologëve të Republikës së Maqedonisë, Mirjana Jovanovska-Stojanovska sot nënshkruan Memorandum mirëkuptimi.
Me nënshkrimin e Memorandumit fillon bashkëpunimi i përbashkët mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Odës së psikologëve të Republikës së Maqedonisë në institucionet shëndetësore.
Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se me Memorandumin hapen mundësitë për bashkëpunim, me qëllim të sigurimit të mbështetjes psikologjike të pacientëve dhe familjeve të tyre, sidomos në repartet onkologjike, investohet në avancimin e shëndetit të pacientëve, sepse mbështetja psikologjie është një nga segmentet më të rëndësishme për mjekim të suksesshëm të sëmundjeve. (MIA)