Në bazë të padisë penale të ngritur nga Drejtoria për Polici Financiare, prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit solli vendim për zbatimin e procedurës hetuese kundër katër personave, shtetas të Maqedonisë për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Në propozimin e prokurorit publik kompetent, gjykatësi në procedurën paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 me vendim tre të dyshuarve iu përcaktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30-të ditëve, ndërsa për të dyshuarin e katërt është përcaktuar masa -arrest shtëpiak.
Siç kumtoi sot Prokuroria Publike, të dyshuarit akuzohen se kanë kryer vepër penale – keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar. I dyshuari i parë në cilësinë e organit ekzekutiv të komunës, i ndihmuar nga i dyshuari i dytë dhe tretë dhe i nxitur nga i dyshuari i katërt në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2017 e ka keqpërdoruar pozitën dhe autorizimin e tij zyrtar, në atë mënyrë që me të dyshuarin e katërt ka lidh marrëveshje për shitjen e një objekti – ndërtesë e vjetër e rindërtuar e një shkolle dhe tokë në pronësi të Komunës së Demir Kapisë për vlerë dhjetë herë më të vogël se çmimi real i tregut.
Gjatë shitjes, siç bëhet e ditur në kumtesë, nuk është marr parasysh investimi paraprak gjatë rindërtimit të objektit nga Marrëveshja për grante nga Instrumenti për ndihmë para anëtarësimit të BE-së të dedikuar për Republikën e Maqedonisë. Në këtë mënyrë i dyshuari i katërt është pajisur me përfitim të paligjshëm pronësor në dëm të buxhetit të Komunës së Demir Kapisë. Në të njëjtën kohë, i dyshuari i parë gjatë vitit 2017 pa kompensim ia ka autorizuar fondacionin themelues i të cilit ishte Komuna e Demir Kapisë një të afërmi të tij, me çka i ka mundësuar që të pajiset me përfitim të paligjshëm pronësor, në dëm të Buxhetit të komunës në vlerë prej 4.208.922,00 denarë.
Me veprimet e ndërmarra të dyshuarit e kishin dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë në vlerë prej 5.021.000,00 denarëve dhe buxhetin e Komunës së Demir Kapisë në vlerë prej 10.434.569,00,00 denarëve. (MIA)