Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev në vazhdimin e sotëm të dytë të seancës kuvendore, në të cilën debatohet për propozimin për ndryshime kushtetuese kërkoi që kryetarit të VMRO-DPMNE-së t’i mundësohet të drejtohet nga foltorja kuvendore para deputetëve dhe qytetarëve.
Danev në vërejtjen proceduriale e lexoi kërkesën e VMRO-DPMNE-së të dorëzuar deri te kryetari i Kuvendit që t’i mundësohet Mickovskit të mbajë fjalim nga foltorja kuvendore.
Në këtë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi duke iu referuar Rregullores për punë, theksoi se sipas saj nuk ka mundësi që ta bëjë këtë.
“Kjo nuk ka të bëjë me dëshirën time. Nuk ka kushte dhe në cilën bazë do ta ftonte Hristijan Mickovskin që të marrë pjesë në punë”, tha Xhaferi, duke shtuar se nuk ka marrë kërkesë nga askush.
Sipas Danev, edhe në të kaluarën ka pasur praktikë që t’u lejohet personave të caktuar të drejtohen në Kuvend. (MIA)