Qyteti i Shkupit me konceptet për ndërtim të infrastrukturës dhe për zhvillim të të ashtuquajturit “qytet i mençur” (smart city) merr pjesë në Forumin e tretë të kryetarëve të komunave të kryeqyteteve të shteteve nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe RP e Kinës (16+).
Në Forum, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s, në sesionin plenar kryetarët e komunave të shteteve të EJL-së biseduan për projektet investuese, partneritetin publik dhe privat, si dhe për ofertën e përbashkët turistike të Evropës Qendrore dhe Lindore orientuar drejt tregut kinez.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov theksoi se përmes takimeve bilaterale të vendeve pjesëmarrëse në Samit dhe Kinës bisedojnë për zhvillimin e kryeqyteteve.
“Ne si Shkup, marrim pjesë me dy koncepte. Koncepti për ndërtim të infrastrukturës së Shkupit dhe zhvillimin e të ashtuquajturve smart siti, me çka do të tregojmë se Shkupi në segmente të caktuara është para qyteteve tjera të cilat këtu janë të përfaqësuara”, deklaroi Shilegov.
Ai pret që nëpërmjet këmbimit të përvojave me kolegët të kontribuohet për zbatimin e një pjese të vendimeve, që ekzistojnë në qytetet tjera.
Në hapjen e forumit të kryetarëve të komunave nga kryeqytete të shteteve nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe RP e Kinës dhe në Samitin e ministrave të transportit të vendeve pjesëmarrëse në mekanizimin e bashkëpunimit 16+1, fjalime mbajtën ministrat dikasterial të Transportit të Serbisë dhe Kinës, Zoran Mihajloviq dhe Li Sjapoeng.
Samiti dyditorë në Beograd përfundon nesër. (MIA)