Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot dhe nesër merr pjesë në Forumin ministror për drejtësi dhe punë të brendshme BE – Ballkani Perëndimor, i cili mbahet në Tiranë, Republika e Shqipërisë, nën patronazhin e kryesimit austriaka me Bashkimin Evropian.
Sesioni i parë ku do të merr pjesë ministrja Deskoska është “Përforcimi i sundimit të ligjit – avancimi i standardeve në gjyqësi”. Në fokusin e këtij sesioni do të jenë efikasiteti dhe kualiteti i sistemit gjyqësor.
Siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, Deskoska do të merr pjesë edhe në sesionin e dytë për “Ndikimin e reformave në gjyqësi ndaj cilësisë, kualitetit dhe pavarësisë në sistemin gjyqësor – indikatorë për matjen e avancimit”, në fokus të të cilit do të jenë ndjekja e ndikimit të reformave në gjyqësi. (MIA)