Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojnë gjykimi për lëndët “Tenderë” dhe Tarifa” në Prokurorinë Speciale Publike.
Në gjykimin për “Tenderë” ku e akuzuara e parë është ministrja e ish-Kulturës, Elizabeta Kançevska-Milevska për tenderin për kryerje të punëve ndërtimore në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për shtetësi dhe pavarësi nga projekti “Shkupi 2014” duhet të merren në pyetje dëshmitarë.
Seanca paraprake për “Tenderë” që duhej të mbahej më 13 korrik të këtij viti, u anulua për shkak të sëmundjes së gjykatësit Osman Shabani.
Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë, të cilët akuzohen në rastin “Tarifa”. Bëhet fjalë për akuzë për furnizim ilegal të sistemit të softuerit për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektrana të Maqedonisë”, me vlerë prej rreth katër milionë euro. (MIA)