Hulumtimi shkencor “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë për korrupsionin” nga autorët Cane Mojanoski, Marjan Nikollovski, Marina Malish Sazdovska dhe Katerina Kërstevska Savovska sot do të promovohet në BE Infoqendrën në Shkup.
Promovimi i veprës është në kuadër të Muajit të shkencës për siguri të Fakultetit për siguri – Shkup. Përveç autorëve, fjalim do të mbajë edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, prodekani për shkencë dhe zhvillim në Fakultetin e sigurisë – Shkup, Marjan Gjurovski dhe recensuesi, Miodrag Laboviç.
“Në kuadër të hulumtimit përmes dimensionit kohor identifikohen, analizohen, vlerësohen dhe maten perceptime të caktuara të efekteve të padëshirueshme dhe negative dhe pasojat nga korrupsioni, gjendja me interesin publik të komunitetit dhe korrupsioni, si dhe me përgatitjen e qytetarëve për t’ju mundësuar përfitime zyrtarëve”, kumtoi Fakulteti i sigurisë – Shkup. (MIA)