Ekspozues nga 20 shtete pritet të prezantohen në Panairin e dytë ndërkombëtar të patentave, gjetjeve, inovacioneve dhe teknologjive të reja “Inovamak 2018” që prej sot e deri më 23 shtator do të mbahet në Shtëpinë e ARM-së.
Panairin e organizon Asociacioni nacional i zbuluesve të Maqedonisë (NAIM) i cili është anëtar i barabartë dhe përfaqësues i vetëm legjitim i vendit në Federatën botërore të asociacioneve të zbuluesve (IFIA).
IFIA është mbështetëse e “Inovamak 2018”, ndërkaq mbështetje siguruan edhe Minsitria e Mbrojtjes, Findi për inovacione, Enti shtetëror për pronësi industriale, Elektranat e Maqedonisë (ELEM) dhe kompani private.
Manifestimi i panairit parasheh çmime: të arit, të argjendit dhe të bronzit, si dhe medalje, plaketa, kupa, diploma dhe mirënjohje.
Deri në fund të vitit NAIM do të paraqitet në panairet në Kanada, Rusi dhe Bullgari, ndërsa në procedurë janë dakordimet për t’u prezantuar edhe në panairet në tre shtete indokineze.