Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursulla fon der Lain sot qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Fon der Lain sot në mëngjes u prit me nderime shtetërore dhe ushtarake para Ministrisë së Mbrojtjes, me ç’rast shkoi në tet-a-tet takim me ministren e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska. Janë paraparë edhe bisedime të të dyja delegacioneve, si edhe deklarata për mediat.
Ministret Shekerinska dhe Fon der Lain sot do të marrin pjesë edhe në panel-diskutimin në organizim të fondacionit Konrad Adenauer, me temë “Roli i shoqërisë civile gjatë procesit të integrimit në NATO dhe BE”. (MIA)