Qeveria nuk do të interpretojë vendime të Gjykatës Kushtetuese në asnjë situatë, deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovksi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si e komentojnë vendimin e gjykatësve kushtetues për refuzimin e nismës për kontestimin e referendumit.
“Atë që ne e kishim për referendumin e kemi thënë disa herë. Vlerësojmë se kjo është e drejta më e larë demokratike e një qytetari në një demokraci të lirë”, tha Boshnjakovski. (MIA)