Matës dixhitalë të shpejtësisë do të vendosen në afërsi të pesë shkollave të mesme në Shkup. Qëllimi është rritja e vetëdijes së shoferëve dhe siguri më e madhe në komunikacion.
Qyteti i Shkupit këta matës shpejtësie i mori si donacion nga kompania e sigurimit Sava sh.a. Shkup. Donacionin kryetarit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov do t’ia dorëzojë drejtori i përgjithshëm i kompanisë të sigurimit Sava, Petar Skvarça.
Matësit do të vendosen në gjimnazin “Josip Broz Tito”, shkollën e mjekësisë “Pançe Karagjozov”, SHMN “Zdravko Cvetkovski”, shkollën e mesme të kimisë “Marija Kiri Skllodovska” dhe QSHAK “Boro Petrushevski”. (MIA)