Protesta kundër Marrëveshjes së Prespës organizojnë shoqatat nga diaspora greke dhe “Komiteti për luftë për Maqedoni” më 8 shtator, përkatësisht në ditën kur solemnisht do të hapet Panairi i 83-të ndërkombëtar në Selanik dhe fjalim të vet do të ketë kryeministri grek.
“Më 8 shtator në Panairin ndërkombëtar në Selanik, populli grek do të tregojë se kryeministri Aleksis Cipras, ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, partneri i koalicionit Panos kamenos, të gjithë ministrat nmga qeveria dhe politikanët që e mbështesin Marrëveshjen e Prespës janë të padëshiruar në Selanik dhe Maqedoni, sepse me marrëveshjen e finalizojnë krimin historik që çon drejt ndarjes së vendit dhe është kundër popullit grek”, shkruajnë organizuesit në thirrjen e tyre përmes rrjeteve sociale dhe shtojnë se nëse nuk anulohet Marrëveshja e Prespës, “më nuk do të ekzistojë Greqia e lirë”, ndërsa “me Marrëveshjen është nënshkruar vdekja e Maqedonisë dhe e Greqisë”.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, paralelisht dhe pavarësisht tubimit për “mbrojtje të Maqedonisë”, protestë, pothuajse në të njejtën kohë, organizojnë edhe sindikatat.
Sindikata PAME e partisë komuniste të Greqisë, u bën thirrje qytetarëve t’u bashkangjiten edhe kundër politikës qeveritare, por edhe për shkak të Marrëveshjes së Prespës dhe NATO-s.
Dy sindikatat më të mëdha të të punësuarve në sektorin privat dhe publik, gjithashtu do të mbajnë protestë, por kryesisht për shkak të gjendjes ekonomike në vend, me kërkesë që të anulohen të gjitha masat që dalin nga memorandumet.
Nuk përjashtohet mundësia, deri në hapjen solemne të panairit më 8 shkurt, të caktohen edhe protesta të tjera. (MIA)