Në BE Info Qendrën sot do të mbahet debat dhe promovim i publikimit “Dhuna e padukshme: Storje nga redaksitë” i cili ka të bëjë me gjendjet në mediumet e Ballkanit Perëndimor: A kanë të ardhme gazetarët dhe gazetaret të merren me punën e tyre në redaksitë në të cialt punojnë?
Bëhet fjalë për hulumtim disamujor në Serbi, Maqedoni, BeH, Kosovë dhe Mal të Zi, gjatë të cilit janë grumbulluar dëshmi të gazetarëve për presione interne me të cilat përballen në punën e përditshme.
Për dëshmitë të cilat janë bashkuar në publikim, si dhe konkludimet, do të flasin gazetaret të cilat kanë punuar në projekt: Una Hajdari (Kosovë), Biljana Sekullovska (Maqedoni) dhe Zharka Radoja (Serbi).
Projekti “Dhuna e padukshme: Storje nga redaksitë” është realizuar përmes partneritetit të gjashtë shoqatave rajonale gazetareske: Shoqata e pavarur e gazetarëve të Serbisë, Shoqata e gazetarëve të BeH-së, Shoqata gazetareske kroate, Shoqata e gazetarëve në Maqedoni dhe Sindikata e mediumeve në Mal të Zi.
Është mbështetur nga BE-ja dhe është pjesë e programit “Mbrojtja e lirisë së mediumeve dhe lirisë së të shprehurit”. (MIA)