Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ende nuk e ka dorëzuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve për publikim në Gazetën zyrtare dhe nuk precizon se kur do ta bëjë atë.
“Nuk jam i ngarkuar me kohën, sepse nuk ka kufizim në lidhje me kohën për publikimin e ligjit”, tha Xhaferi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim për zbatimin e projektit “Zhvillimi i mbikëqyrjes parlamentare dhe të pavarur”.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi më 27 prill tha se do ta lëshojë Ligjin për gjuhët për publikim në Gazetë zyrtare, por nuk precizoi se kur.
Sa i përket pëlqimit nga ana e opozitës për sjelljen e ligjeve reformuese, Xhaferi tha se për bashkëpunimin ekzistues flet edhe ajo që në seancën e djeshme janë sjellë ligjet për të cilat nevojiten dy të tretat e shumicës.
“Ka marrëveshje me opozitën në lidhje me ligjet reformuese. Pikërisht dje u votuan disa nga ligjet për të cilat nevojitej dy e treta e shumicës. Në momentin kur do të vazhdojmë me seancat që janë vonuar do të votohen edhe ligjet e tjera”, tha Xhaferi.
Burimi: MIA