CIVIL –Qendra për Liri bën thirrje për ndalje të menjëhershme të dhunës dhe shkeljes së ligjeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Dhunuesit dhe organizatorët e kësaj ndërhyrjeje të dhunshme dhe dhunës ndaj deputetëve duhet menjëherë të përballen me fuqinë e plotë të ligjit.
Ministria për Punë të Brendshme duhet të vendos rendin dhe ligjin menjëherë! Reagimi i përkatësve të Forcave të Policisë Speciale ishte padyshim i papërshtatshëm ndaj situatës kritike dhe lejuan të ndodhë dhunë mbi deputetët nga radhët e shumicës së re parlamentare dhe ekipeve të gazetarëve. Ministri për Punë të Brendshme dhe njësiti i urdhrave të Policisë duhet të japin përgjigje për lëshimet në sigurimin e Kuvendit.
Në këtë moment të rëndë për Republikën e Maqedonisë, kur janë të rrezikuara fundamentet e demokracisë dhe të rendit kushtetues, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për qetësi dhe maturi, dhe u urojmë deputetëve për vendosmërinë dhe guximin për plotësimin e pritjeve të qytetareve dhe qytetarëve që t’i japin fund pasigurisë së rëndë në vend, në të cilën e shtyejnë strukturat të cilat janë nën hetime për krim, korrupsion, keqpërdorime dhe vjedhje zgjedhore të rënda.