Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski dhe drejtori i ENP Burgu Shkup në Shuto Orizarë, Gjoko Kotevski do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim me të cilin parashihen aktivitete për avancimin e përmbajtjeve kulturore-artistike për të burgosurit si një ndër kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve.
Masat parashohin vizitë në ngjarje kulturore-artistike për të dënuarit shembullorë, pasurim të bibliotekave, organizim të punëtorive dhe ngjarjeve kulturore-artistike në burg nga të dënuarit dhe me mysafirë artistë.
Burimi: MIA