Referendumi në Dojran zhvillohet pa pengesa, me gabime të vogla teknike. Deri ora 13 në votim kanë dalur 587 qytetare dhe qytetarë me të drejtë vote, gjegjësisht 21, 37% nga votuesit e regjistruar.
Ekipi i CIVIL –Qendrës për Liri dhe ekipi i CIVIL Media i kaluan tetë vendvotimet në territorin e Komunës Dojran dhe konfirmuan se referendumi po zhvillohet pa pengesa, kryesisht me respektimin e standardeve dhe ligjit.
Qytetaret dhe qytetarët e Dojranit sot deklarohen për pyetjen e referendumit – për ose kundër ndërtimit të minierës Kazandoll. Siç informojnë nga KZ Dojran, deri tani nuk ka pasur parregullsi, ndërsa në burgun e Idrizovës një person nga Lista Zgjedhore nuk e ka realizuar të drejtën për votim.
CIVIL –Qendra për Liri do ta informojë opinionin për rrjedhën e referendumit përmes kumtesave dhe materialeve gazetare të ekipit të CIVIL Media. Informatat për rezultatet nga vëzhgimi në terren do të publikohen edhe nëpër rrjetet sociale të Civilit.
Qytetaret dhe qytetarët mund të paraqesin parregullsi në numrat e telefonit: 078 746 238 dhe 075 389 698, ndërsa në dispozitë është edhe ueb faqja Zgjedhje të lira ppër paraqitje të parregullsive zgjedhore ose përmes mesazhit në Fejsbuk faqen Zgjedhje të lira.
Paraqitja të presioneve politike, mobingut dhe diskriminimit është aplikim onlajn në disponim të qytetarëve në çdo kohë të paraqesin parregullsi.
Të drejtë për deklarim në Referendumin në Dojran kanë gjithsej 2.747 banorë.