Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës mbi Gratë, 25 nëntor, me çka fillon edhe fushata globale “16 ditë aktivizëm”, e cila do të zgjatë deri më 10 dhjetor, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.
Fushata mbahet me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe nxitjes së aktivitete të cilat do të ndihmojnë të vendoset fundi i dhunës mbi gratë dhe vajzat anembanë botës.
Në Maqedoni, gjatë këtyre 16 ditëve do të mbahen aktivitete të cilat përfshijnë –ndriçimin e Kalasë së Shkupit me drita ngjyrë portokalli, mbështetjen e personave publik nga sfera të ndryshme dhe debate me nxënës të shkollave të mesme dhe studentë nga i tërë vendi.
Këshilli nacional i grave në Maqedoni për sot paralajmëroi edhe eveniment në të cilin liderët e partive politike do të nënshkruajnë Deklaratë dhe do të obligohen për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës mbi gratë.