CIVIL – Qendra për Liri, në kuadër të projektit “Zgjedhje të lira për qytetare(ë) të lirë“, zbaton një anketë online me pyetje që kanë të bëjnë me gjendjen e Listës së Zgjedhësve, për punën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe mundësinë e qytetarëve për të raportuar parregullsi.
Nëpërmjet këtij sondazhi, CIVIL do të përpiqet të detektojë qëndrimin e bashkëqytetarëve rreth parregullsive në Listën e Zgjedhësve, si dhe vallë mendojnë se ka kohë mjaftueshme deri më 5 qershor që të pastrohet Lista e Votuesve.
Klikoni KËTU për t’iu përgjigjur pyetësorit, që nuk do t’ju marrë më shumë kohë se një minutë.
“Zgjedhjet e lira për qytetare(ë) të lirë” është një projekt i të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë. Ai buron nga nevoja e qytetare(ë)ve për t’u kyçur në krijimin e kushteve për zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.
Paralelisht me anketimin e qytetarëve në lidhje me pikëpamjet e tyre mbi punën e KSHZ-së dhe gjendjen e Listës Zgjedhore, CIVIL – Qendra për Liri i fton të gjithë qytetaret dhe qytetarët, të cilët dëshirojnë të aplikojnë për vëzhgues të zgjedhjeve, të dërgojnë një biografi të shkurtër, një letër motivimi dhe një fotografi në adresen elektronike [email protected].
Afati i fundit për paraqitjen e vëzhguesve është 31 mars 2016.
Vizitoni faqen e internetit të CIVIL, formularin e aplikimit online për paraqitje të presioneve politike dhe të tjera, si dhe Facebook faqen e CIVIL.