Ekipi i CIVIL-it për monitorim dhe mbështetje qëndroi në Strumicë, ku në prani të mediave lokale dhe qytetareve dhe qytetarëve të interesuar shpërndau informacione rreth projektit “Përpara!” si dhe për mundësinë për t’u bashkuar në vëzhgimin e zgjedhjeve.
U shpërndanë edhe rreth 800 afishe me material informative dhe edukative për ngritjen e vetëdijes publike për të drejtat e votuesve.
Strumicasit na pritën përzemërsisht dhe shprehën mbështetjen të madhe dhe dëshirë për të bashkëpunuar në aktivitetet e CIVIL-it gjatë procesit zgjedhor.
Me qindra vëzhgues të akredituar, mbi 1.000 vëzhgues të CIVIL-it dhe ekip të spikatur të analistëve dhe ekspertëve, “Përpara!” është projekt për monitorim afatgjatë, për vëzhgim të procesit zgjedhor në ditën e zgjedhjeve, edukim dhe ngritje të vetëdijes publike për të drejtat e votuesve.
Projekti zbatohet në nivel kombërar në 14 qendra rajonale të CIVIL-it dhe është i financuar me fonde gjermane nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore.