Në performancën e djeshme “Gjykatë speciale për kriminelët ‘special’” të cilën e luajtën rinia e “Lëvizjes Besa” para selisë së tyre në QT “Mavrovasja”, simbolikisht respektivisht prapa grilave u vendosën dy të rinj, me “maska” të fytyrave të Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit nga BDI. Rinistët e Besës kërkuan prej autoriteteve kompetente të ndëshkojnë të gjithë ata që janë të dyshuar për marrjen e rryshfetit milionësh në rastin “Magjar Telekom”.
Erhan Ademi, anëtar i rinisë së Lëvizjes Besa, deklaroi se hetimet nga ana e Prokurorisë Speciale për disa ish-zyrtarë të lartë paraqesin një nga lajmet e shumëpritura dhe “një dritë në tunelin e errët, në të cilin i solli qytetarët ky pushtet politik”.
“Një moment i rëndësishëm i hetimit të Prokurores Speciale është edhe rasti “Magjar Telekom “, ku janë të përfshirë Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, të cilët janë të dyshuar për marrje ryshfeti me vlerë prej disa milionë eurosh. Nëpërmjet këtij aksioni simbolik, ne të rinjtë e “Lëvizjes Besa” kërkojmë të hetohen këto dhe raste të tjera, kështu që të kemi drejtësi për të gjitha rastet, sidomos tani, kur ka prova publike se klasa politike e BDI është e zhytur thellë në krim, korrupsion dhe rryshfet”, tha Ademi, një anëtar i rinisë së Lëvizjes Besa.