Sllovakia ka njoftuar mbylljen e Zyrës së saj Ndërlidhëse në Kosovë me 31 Dhjetor. Sllovakia është një nga pesë shtetet e BE-së që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Sipas ministrisë së Jashtme të Kosovës, vendimi për mbylljen e kësaj zyre është pjesë e vendimit të Sllovakisë për të mbyllur deri në fund të vitit edhe ambasadat e saj në Danimarkë dhe Norvegji, si dhe konsullatat e përgjithshme në Krakovë dhe Shën Petersburg.
Sllovakia, Spanja, Qipro, Greqia dhe Rumania janë shtetet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Bratisllava ka raporte të mira me Serbinë dhe e konsideron Beogradin partner kyç në rajonin e Ballkanit Perëndimor./abcnews.al