Në ditën e votimit, më 8 maj, CIVIL – i do të dislokojë 80 vëzhgues të akredituar në të gjithë vendin, të cilët janë të lëvizshëm dhe vizitojnë shumë qendra votimi.
Ftohen të gjithë qytetarët të denoncojnë parregullsitë në faqen ZGJEDHJE TË LIRA , me mesazh në faqen e organizatës në Facebook ose në telefonat 02/520 91 76 ose 071 712 799, si dhe në emailin [email protected].
Të gjitha informacionet e nevojshme për zgjedhjet që mund t’i ndihmojnë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës mund t’i gjeni në seksionin ZGJEDHJE në platformën mediatike CIVIL MEDIA.
Qendra për shtyp e CIVIL –it do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në 23:00. Gjatë ditës, CIVIL –i do të mbajë tetë konferenca për shtyp në gjuhën maqedonase dhe shqipe, dhe do të jetë në dispozicion të mediave për deklarata individuale në qendrën për shtyp të organizatës.
Katër ekipe do të punojnë gjatë gjithë ditës dhe deri në orët e vona të natës: komunikimi, monitorimi i mediave dhe rrjeteve sociale, analitika dhe marrëdhëniet me publikun. Është në funksion edhe një ekip i posaçëm celular për monitorimin dhe verifikimin e raporteve nga terreni.
(Për terminet e konferencave për shtyp, klikoni KËTU)
*
CIVIL- i kërkon nga partitë politike që të respektojnë Kodin Zgjedhor, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe të kontribuojnë për një ditë zgjedhjesh demokratike, ligjore dhe të ndershme më 8 maj, si dhe gjatë votimit më 7 maj.
Qytetarët presin zgjedhje të ndershme dhe demokratike, pa presione dhe abuzime. Asgjë më pak.
Zgjedhjet pasqyrojnë frymën e demokracisë në një vend, dhe organizohen për qytetarët, jo për partitë. Prandaj, çdo pjesëmarrës në procesin zgjedhor ka detyrim ligjor dhe moral të kontribuojë për një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik.
CIVIL kërkon nga partitë politike që të respektojnë parimet demokratike dhe t’u thonë anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre që të përmbahen nga thyerja e heshtjes zgjedhore, si dhe nga përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformatave.
Votuesit kanë të drejtën për zgjedhje të informuar.
Mediat dhe organizatat e shoqërisë civile, veçanërisht ato të përfshira në monitorimin e zgjedhjeve, kanë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, mbase edhe vendimtar.
*
Që nga themelimi i qeverisë teknike më 28 janar, CIVIL-i ka zbatuar monitorim afatgjatë zgjedhor, gjithëpërfshirës, jopartiak dhe profesional të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Monitorimi kryhet në disa fusha dhe kategori, sipas metodologjisë unike të monitorimit që organizata e ka promovuar që nga viti 2008.
Në fokus të veçantë të monitorimit afatgjatë të zgjedhjeve nga CIVIL –i, është financimi politik, dezinformimi, gjuha e urrejtjes dhe ndikimi rus në procesin zgjedhor.
Organizata ka vendosur komunikim me të gjitha institucionet dhe organizatat përkatëse në vend, si dhe me misionin e OSBE/ODIHR dhe misionet tjera ndërkombëtare.
Ekipi monitorues i CIVIL –it