Gazeta italiane “Koriere dela Sera”, duke iu referuar burimeve anonime se kryeministri britanik Boris Xhonson ka plan të fshehtë për formim të një lidhjeje të re ekonomike dhe ushtarake, si alternativë për Bashkimin Evropian, transmeton MIA.
Gazeta thekson se Xhonson planin e tij për herë të parë e ka prezantuar më 9 prill gjatë vizitës së tij në Kiev.
Sipas Xhonsonit, lidere e aleancës së re do të ishte Britania e Madhe, ndërsa anëtare, krahas Ukrainës, do të ishin edhe Polonia, Estonia, Lituania, Letonia, ndërsa në fazë më të vonshme,mundësisht edhe Turqia. Nisma britanike mbështetet në shtete të cilat e konfirmojnë sovranitetin e vet nacional, kanë qëndrime liberale ekonomike dhe i kundërshtojnë politikat e Moskës.
Autoritetet ukrainase as nuk e pranuan as nuk e hodhën poshtë planin britanik. Por, “Koriere dela Sera” thekson se Ukraina mund ta pranojë idenë nëse BE-ja nuk ia njeh statusin e kandidates në Samitin e BE-së më 23 qershor.
Gazeta italiane thekson se projekti britanik me siguri do të jetë “kolos në këmbë të argjilit” sepse Londra nuk ka kapacitet si BE-ja, financiarisht ta mbështesë Ukrainën, as nuk është e sigurt se Polonia apo vendet baltike do të ndërmarrin nismë që mund t’i rrezikojë raportet e tyre me Brukselin.